18.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

A do të kandidohet për Çairin? Ja çka thotë Bujar Osmani në PikëPodcast

Në një intervistë ekskluzive për PikëPodcast në Ora24 dhe Almakos, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani komentoi mbi aludimet e kandidaturës së tij për komunën e Çairit në zgjedhjet lokale.

“Ende nuk ka përfunduar si proces për shkak se është faza e dytë. Fillimisht është faza e formimit të koalicioneve që do të jenë pjesë e këtij Fronti të madh Europian. Natyrisht si do të jetë ndarja e komunave për secilën parti brenda atij Fronti dhe pastaj faza e dytë do jetë çështja e emrave. Sidoqoftë atë që e kam thënë në vazhdimsi këto zgjedhje do të jenë më shumë referendum sesa zgjedhje komunale. Edhe pse aspekti i zgjidhjeve që do tu bëhet komunave është shumë i rëndësishëm për qytetarin por është referendum për shkak se do të jetë një betejë ndërmjet dy koncepteve, koncepti nënshtrimit dhe baza liderit dhe koncepti i dinjitetit institucional të cilin e kemi ndërtuar për 20 vite dhe sot po na shkelet para syve tonë”./ora24.tv

Intervista e plotë:

https://youtu.be/8ulUd1OtHyA?si=BqHDVZDnE7ABcc8j

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit