10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Mefail Ismaili: Nga spektakël në skandal: Si BBV po shkatërron vlerat shqiptare!

Nuk ka kaluar as edhe gjysëm ore, që kur paska ndodhur skenë dhune në BBV dhe mu mbush inboxi por edhe rrjetet sociale me linqet e asaj skene!!!

Ndërkohë që, sidomos fëmijët, çmenden duke e parë dhe shpërndarë atë skenë.

Në BBV, një format televiziv ku tash e disa vite promovohet vetëm anti vlerë dhe dhunë psiqike, ndaj shoqërisë shqiptare, shndërrohet edhe në format ku edhe dhuns fizike po zë vend.

Ky, pra format ii cili devalvoi skajshmërisht vlerat e shoqërisë dhe kulturës shqiptare!

E për çfarë e gjithë kjo, vetëm për shikueshmëri, marketing e biznes!

E nga çka?! Nga lakuriqësia, nga dhuna psiqike që përdorin për lojërat brenda shtëpisë ata banorë “vipa”, e tashmë edhe nga dhuna fizike!

E çfarë të mire kanë fituar shqiptarët nga ky “SHOW”?! Ma tregoni vetëm një të mirë e cila i ka bërë të ndihen krenarë shqiptarët. Madje edhe vetë banorët e kësaj të ashtuquajture shtëpi, dalin që aty të devalvuar tërësisht!!!

Me këtë që paska ndodhur sonte, ky format dëshmohet se është format i shpërlarjes së trurit të shqiptarëve me anti vlera dhe dhunë. Thjesht një format kriminel që gradualisht vret vlerat shoqërore!

Dhe kur e mendoj, se çfarë ka promovuar media në shqipëri, jo më larg se 10 vite më parë, vërtet më vjen të qaj. Sot, Festivale tepër të mëdha si Festivali i RTVSH-së as që vërehet se kur fillon, kush garon e kush fiton! Më pas Top Festi ku vërtet promovoheshin artistë të mirë e shumë e shumë programe të tjera kulturore, edukative e informative.

Për fat të keq, tani promovohet vetëm dhuna e lakuriqësia, vetëm për pak “wievsa”, “like” dhe lekë!

Nëse dhe pas kësaj, vazhdon të organizohet ky format televiziv, siç e paska thënë dhunuesi, si shoqëri së shpejti do të shkojmë në ….. TË SËMËS!!!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit