17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

MSH: Dy të lënduar nga “Puls” dje janë lëshuar në mjekim shtëpiak, nuk ka lëshime tjera të planifikuara për fundjavë

Ministria e Shëndetësisë informon se nuk janë planifikuar transferime nga qendrat mjekësore të huaja për këtë fundjavë dhe aktualisht po trajtohen 48 pacientë jashtë shtetit.

Gjendja e pacientëve mbetet e pandryshuar, pra, pacientët për të cilët edhe më parë kemi informuar mbeten në gjendje kritike, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

Në spitalet në vend aktualisht po trajtohen 10 pacientë, nga të cilët katër në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri”, tre në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.
Në Spitalin Klinik “8 Shtatori” një pacient është aktualisht në trajtim, ndërsa i dyti, i cili ishte kthyer nga Ankara, është kontrolluar dhe është liruar për trajtim në shtëpi.
Gjithashtu, në Klinikën për Pulmologji, gjatë 24 orëve të fundit është kontrolluar dhe liruar për në shtëpi një pacient i kthyer nga Maribori.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon ta ndjekë nga afër gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim sigurimin e trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimin e mëtejshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit