VLEN: Masat e ministrit Durmishi japin efekt, qytetarët ndjejnë lehtësim në xhep

Advertisement

Koalicioni VLEN konfirmon edhe një herë se kur politika bëhet me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve, rezultatet nuk mungojnë. Masat e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me propozim të ministrit Besar Durmishi, po sjellin efekt konkret në jetën ekonomike të qytetarëve, duke frenuar abuzimet dhe duke ulur çmimet e produkteve bazë.

Që nga 20 shkurti 2025, janë vendosur kufizime të marzhit të fitimit për mbi 1000 produkte, si dhe është bërë ngrirja e çmimeve për 8 grupe të produkteve ushqimore bazë, përfshirë bukën, qumështin, vajin, vezët dhe miellin – masa që kanë për qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të çdo familjeje.

Të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se inflacioni ka rënë me -1.3% vetëm në muajin mars, një dëshmi se kjo qeveri është serioze dhe efikase në përballjen me krizën ekonomike.

Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në stabilizim dhe në rënie. Në vazhdimësi po punohet në masa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve. Masat do të mbesin në fuqi deri më 30 prill 2025, për të garantuar siguri dhe stabilitet ekonomik në një periudhë të ndjeshme për çdo familje.

VLEN mbetet i përkushtuar ndaj një qeverisjeje transparente, të ndershme dhe sociale, sepse qytetari është në qendër të çdo vendimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit