30.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Mickoski i sygjeron BDI-së t’i kthehet agjendës së gjelbër

Kryeministri Hristijan Mickoski i sugjeron Bashkimit Demokratik për Integrim që t’i kthehet Agjendës së Gjelbërt, sepse duke vrapuar do të ju kthjellohet mendja me ide më kualitative. Ky koment pason pas deklaratës së djeshme të kreut të BDI-së Ali Ahmetit, i cili tha se pozita e shqiptarëve në vend është si para vitit 2001. Mickoski thotë se ata nuk i ndajnë qytetarët në baza etnike, por në sa të ndershëm dhe lojal janë.

“Ne nuk i ndajmë qytetarët, kemi shoqëri multientnike të cilën duhet ta kultivojmë dhe ashtu do të vazhdojmë. Ne i ndajmë qytetarët në ata të ndershëm dhe lojal të cilët i japin vlerë shtesë vendit, respektojnë ligjin dhe kushtetutën, dhe ata që nuk i respektojnë dhe që duhet të përgjigjen para kushtetutës. Nuk ka këtu ndarje etnike apo politike. Këtë e treguam edhe në vepër. Një njeri nga rrethi im më i ngushtë është arrestuar”tha Kryeministri Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit