30.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

Afrim Gashi: Diplomacia parlamentare është një standard që e vendosëm e që i ndihmon hapjes së negociatave

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një Intervistë për Ora24.Tv dhe Almakos.com ka folur edhe për diplomacinë parlamentare si standard që e ka vendosur si kryetar Parlamenti.
“ Unë jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë komponentë të Parlamentit e cila për fat të keq nuk ka qenë e zhvilluar sa duhet. Apo kisha thënë gati se aspak. Secili kryetar Parlamenti vjen me një vizion të vetin. Përtej, kornizave që mundëson Kushtetuta, ligji, Rregullorja, secili kryetar Parlamenti ka qëllimet e veta, vijat apo pikat strategjike që dëshiron ti arrij. Unë e kam parë se në kohën kur në botë, në Perëndim është jashtëzakonisht e zhvilluar diplomacia parlamentare, e kam vërejtur se te ne ajo ngec shumë dhe kam bërë hapa shumë të rëndësishëm. Një pjesë shumë të madhe të kohës ia kam kushtuar diplomacisë parlamentare. Prej qershorit e deri tash në prill kur po flasim, kemi kaluar prej Uashingtonit në Strazbur, në Gjenevë, në Berlin, Paris, Londër, Stokholm, Ankara, Prishtinë, Tiranë, Riga”, deklaroi midis tjerash Gashi.
Gashi ka nënvizuar rëndësinë e diplomacisë parlamentare e cila përmes qendrave kryesore të vendimmarrjes në botë, i ndihmon Republikës së Maqedonisë së Veriut në hapjen e negociatave.
“Mendoj se i përmenda qendrat kryesore. Dhe në ndërkohë kemi edhe plot delegacione tjera. Sikur që ishte kryetari i Parlamentit të Turqisë, kryetari i Parlamentit të Kroacisë, javën tjetër e kemi mysafire kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë. Nga ana tjetër, kemi stimuluar pjesëmarrjen e deputetëve në delegacionet e ndryshme, konferencat e ndryshme aty ku shteti jonë merr pjesë. Dhe mendoj se kjo gjë, sidomos në kohën kur neve na duhet hapja e negociatave, është shumë e rëndësishme kur ju ua shpjegoni partnerëve tuaj, deputetëve të vendeve të rëndësishme që kanë peshë shumë të madhe vendimmarrëse në hapjen e negociatave. Ju ua shpjegoni cila është vështirësia që ju e keni, pse na duhen ndryshimet kushtetuese, pse na duhet ndihma e tyre dhe mendoj se kjo i ka ndihmuar shumë shtetit për një moment dhe kontekst të caktuar politik. Nga ana tjetër e ka zhvilluar edhe dimensionin e diplomacisë parlamentare që mendoj se është një trashëgimi shumë e mirë që do ta lëmë pasi të vijë dikush tjetër pas nesh”, deklaroi Gashi.

4.59-7.21

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit