Zëvëndësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka njoftuar se nga thirrja e parë qeveritare për mbështetje të komunave kanë fituar gjithsej 13 komuna me popullsi të lartë shqiptare, me 68 projekte konkrete.
“Nga thirrja e parë e qeverisë për mbështetje të komunave, janë miratuar 68 projekte në 13 komuna me popullsi të lartë shqiptare, në vlerë buxhetore prej 698.951.484.00 denarë. Vazhdojmë me përkrahjen dhe avancimin e pushtetit lokal”, ka njoftuar zëvëndësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.
Njoftimi i plotë i zëvëndësministrës së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri👇
https://www.facebook.com/share/p/1A6NvQGM9k/?mibextid=oFDknk





