25.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Mickoski: Interesat shtetërore të Maqedonisë duhet të jenë pika fillestare në bisedime për çdo çështje

 

Kryeministri Hristijan Mickoski zhvilloi një takim me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe.

Nga Qeveria në Kumtesë thuhet, se takimi ishte konstruktiv.

“Në takim, u theksua nevoja për të punuar për të ardhmen e përbashkët të qytetarëve, si dhe për të arritur një konsensus midis palëve të ndryshme për çështjet kyçe të shtetit dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme të mobilizohen të gjithë individët dhe strukturat progresive që mund të kontribuojnë në rrugën e zhvillimit të vendit.

Interesat shtetërore të Maqedonaisë duhet të jenë pika fillestare në bisedimet për çdo çështje, ndërsa Mickoski i kërkoi Filipçes të përpiqet të jetë një faktor konstruktiv në përcaktimin për ndryshime, reforma dhe përparim.

“Shteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe duhet të ndodhin reforma rrënjësore në sistemin nga i cili qytetarët janë të pakënaqur”, theksoi Mickoski në takim.

Bashkëbiseduesit u dakorduan të formojnë grupe pune që do të diskutojnë për zgjidhjet ligjore reformuese që duhet të garantojnë angazhimet për përparim”, thuhet në Kumtesën e Qeverisë, të dërguar pas takimit midis Mickovskit dhe Filipçes

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit