25.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Gashi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Antoni Belanger

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim konstruktiv me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Antoni Belanger, si dhe përfaqësues të SPGP-së.
“Diskutuam për sfidat, hapësirat dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të punës së mediave dhe gazetarëve në vendin tonë. U theksua rëndësia e ndryshimeve ligjore dhe bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve, sindikatave, organizatave dhe mediave, për të siguruar transparencë dhe lirinë e shprehjes, si dhe për të mbështetur zhvillimin e një mjedisi më të favorshëm për gazetarinë profesionale”, ka shkruar Gashi.

Ja Postimi i tij:
https://www.facebook.com/share/p/15tj81QNgx/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit