16.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Blerim Sejdiu nga BESA: Përsëri tentohet të hidhet pluhur syve! Të qëndrojmë tek e vërteta.

 

Nënkryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka komentuar zhvillimet e e fundit në VLEN dhe deklaratat e Arben Taravarit.

Shkrimi i plotë:

Përsëri tentohet të hidhet pluhur syve! Të qëndrojmë tek e vërteta.

E para, VLEN është faktor kyç në Qeveri – VLEN është pjesë thelbësore e Qeverisë dhe përfaqësuesit tanë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. Nuk ka vend për narrativa që përpiqen të zvogëlojnë rolin e VLEN-it. Këto përpjekje do i bëjmë të dështojnë!

E dyta, sa i përket “koordinimit” mes VLEN, nëse ka çështje që kërkojnë përmirësim në koordinim, ato duhet të trajtohen brenda VLEN-it, dhe jo nëpërmjet deklaratave publike që dëmtojnë pozitën e përbashkët. Nuk është momenti për të bërë lojëra politike individuale.

E treta, funksionarët që japin dorëheqje ose bëjnë deklarata të tilla si “e provuam por nuk ia dolëm”, atëherë është çështje e paaftësisë së tyre personale dhe jo e VLEN-it. VLEN nuk mund të mbajë përgjegjësi për dështimet e individëve.

E katërta, fundja roli i Taravarit është përgjegjësi e tij – nëse Taravari pretendon se VLEN nuk ka fuqi, atëherë pse funksionarët e tij pranuan poste? Kjo tregon një qëndrim kontradiktor që duhet të sqarohet nga ai dhe nga njerëzit e tij, jo nga VLEN.

E pesta, duhet mbajtur përgjegjësi politike –pra, funksionarët duhet të sillen me përgjegjësi dhe lojalitet ndaj misionit të VLEN-it. Nëse nuk janë të kënaqur, kanë të drejtën të largohen, por nuk kanë të drejtë të dëmtojnë strukturën që u dha mundësinë të kontribuojnë.

VLEN është forcë e organizuar dhe efektive, dhe nuk do të lejojë që individë të pakënaqur të dëmtojnë imazhin e saj për interesa personale./ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit