16.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Përmbytje në ishujt grekë, mbyllen shkollat

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në ishujt e njohur grekë të Parosit dhe Mikonisit.

Si pasojë e motit të keq detyroi shkollat dhe çerdhet të mbylleshin. Autoritetet në Paros po përpiqeshin të largonin automjetet e bllokuara nga ujërat me baltë pasi shiu i rrëmbyeshëm përfshiu ishullin, një pikë e njohur turistike gjatë verës.

“Rrugët janë dëmtuar dhe ne kemi nevojë për ndihmë me më shumë makineri në mënyrë që të pastrojmë rrugët”, tha kryetari i Bashkisë së Paros, Kostas Bizas për televizionin publik ERT.

Të prekur nga moti i keq janë edhe ishujt e tjerë si Syros, Symi, Kalymnos dhe Kos ku edhe këtu janë mbyllur shkollat.

Greqia është prekur shpesh nga përmbytjet vitet e fundit. Përmbytjet e vitit 2023 në të gjithë rajonin qendror bujqësor të Thesalisë i mori jetën 17 personave, por edhe shumë dëme të mëdha materiale.

Klan News

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit