Mianmari ka mbajtur një minutë heshtje për të mbajtur zi për viktimat nga tërmeti me magnitudë 7.7 të javës së kaluar ku humbën jetën më shumë se 2,000 njerëzve në vend.
Tërmeti i së premtes u ndje në vendet fqinje si Tajlanda, qindra milje larg, ku numri i të vdekurve është 20.
Ekipet e shpëtimit në të dy vendet janë ende në kërkim të të mbijetuarve, megjithëse shpresat po shuhen pasi dritarja kritike – 72 orët e para pas një tërmeti – kanë kaluar.
OKB thotë se tërmeti ka komplikuar “një krizë tashmë të rëndë” në Mianmar, i cili është në mes të një lufte civile katërvjeçare. Pavarësisht shkatërrimit, raportet sugjerojnë se udhëheqësit ushtarakë të vendit janë ende duke kryer sulme ajrore kundër grupeve rebele pro-demokratike
Më shumë imazhe të shkatërrimit janë shfaqur nga Mandalay, ish-kryeqyteti i Mianmarit, i cili është afër epiqendrës së tërmetit./21Media