Varr masiv në Gaza, gjenden trupat e 8 mjekëve e disa punonjësve humanitarë

Trupat e disa punonjësish të ndihmës janë gjendur në Gazën jugore në atë që Kombet e Bashkuara e përshkruan si një “varr masiv”, të mbuluar me rërë.

Punonjësit qene zhdukur javën e kaluar në mesin e një sulmi izraelit në enklavë. Tetë nga 14 trupat e zbuluar në Rafah u identifikuan si anëtarë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS), pesë si pjesëtarë të mbrojtjes civile dhe një si punonjës i OKB-së.

Një trup i pajetë i 15-të u gjend më vonë. PRCS thotë se përveç 8 mjekëve të vrarë, një i 9-të rezulton ende i zhdukur. Pesë ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse të dërguara në zonën al-Hashashin më 23 mars se bashku me një automjet të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar personat e plagosur, u goditën teksa forcat izraelite avanconin drejt Rafah-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit