10.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Agjërimi është forcues i shpirtit të njeriut

Agjërimi – mbrojtje dhe përtëritje e shëndetit të njeriut

Pa dyshim, agjërimi, si çdo obligim tjetër islam, kryhet për hir të Allahut (xh. sh.), por çdo obligim islam është bërë obligim dhe porosi hyjnore me qëllim të dobisë së njeriut, respektivisht për formimin e personalitetit të njeriut,  me qëllim të aplikimit sa më të lartë të porosive hyjnore dhe sa më me sukses ta kryejë misionin e tij hyjnor në botë, me qëllim që të fitojë edhe botën tjetër, ahiretin. Andaj,  edhe agjërimi është dydimensional, edhe atë: në dimensionin shpirtëror,  që ka të bëjë me lidhëshmërinë e njeriut me Krijuesin dhe forcimin e marrëdhënieve të tij me Krijuesin, dhe dimensionin praktiko-fizik, që ka të bëjë me ndikimin e obligimeve dhe porosive në sferën fizike-praktike të njeriut,  si dhe  me krijimin e mënyrës së jetës në këtë botë.

Ekzistojnë të atillë të cilët, duke mos e njohur mirë  institucionin e agjërimit, mundohen agjërimit t’ia ngjeshin një të pavërtetë,  se gjoja sjell pasoja për shëndetin e agjëruesitt. Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe, për arsye se konncepcioni  islam mbi agjërimin është i qartë dhe shumë mirë i definuar. Për ata për të cilët dyshohet se  mund të kenë pasoja në shëndetin e tyre, janë të lirë në haje dhe pije, sikurse: i çmenduri, fëmija, i sëmuri, udhëtari, femra shtatzënë, femra gjidhënëse, femra në ditët e menstruacionit (hajkd dhe nifas).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit