6 persona kanë humbur jetën pasi një nëndetëse turistike është fundosur pranë qytetit egjiptian Hurghada në Detin e Kuq.
Nëndetësja, e quajtur “SINDBAD”, kishte 45 turistë rusë në bord, përveç anëtarëve të ekuipazhit.
“Sipas të dhënave fillestare, shumica e personave në bord u shpëtuan dhe u dërguan në hotelet dhe spitalet e tyre në Hurghada”, sqaron në një deklaratë konsullata ruse.
Mediat lokale bëjnë me dije se ekipet e emergjencës kanë shpëtuar 29 nga 45 pasagjerët që ndodheshin në bordin e nëndetëses, ndërsa shkaqet e kësaj ngjarje nuk dihen.
Deti i Kuq, i njohur për shkëmbinjtë e tij koralorë dhe jetën detare, është një qendër kryesore për sektorin e turizmit në Egjipt.
Klan News