15.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Gonzato: BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi sot se parafinancimi prej 64,5 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes përbën një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

 

Ambasadori Gonzato theksoi se “BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor”, u shpreh ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Shqipëria sapo ka marrë 64,5 milionë euro parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo pagesë e parë mbështet reformat dhe investimet e Shqipërisë për të forcuar vendin dhe për ta afruar atë me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit