Arben Taravari thotë se për momentin është i koncentruar në shërimin e të lënduarve nga tragjedia në Koçan, ndërkaq thekson se ka kohë për bisedime për bashkëpunime me partitë politike, shkruan TV21.
Duke iu përgjigjur shkrimeve nëpër rrjete sociale, Taravari tha se nuk planifikon të japë dorëheqje, ndërsa thekson se ka marrëdhënie të mira mes partnerëve të koalicionit, por që gjithashtu thekson se ka kanale komunikimi edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Për koalicionime dhe për bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar. Asgjë nuk është urgjente. Për dorëheqje as që e planifikoj. Raportet midis partnerëve të koalicionit janë shumë të mira, kështu që vazhdoj të jem ministër i Shëndetësisë dhe ta bëjë obligimin dhe detyrën time si ministër i Shëndetësisë. Ndërsa për takimin me Ali Ahmetin, a jeni takuar apo? Aspak as që…ka pasur kanale të komunikimi, por nuk jemi takuar”, tha mes tjerash Taravari. /tv21.tv