12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Viktimat e zjarrit kanë vdekur nga ngulfatja, të gjitha analizat pritet të përfundojnë brenda muajit

Disa nga viktimat e zjarrit në Koçan kanë pësuar djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por edhe tre persona kanë pësuar djegie të shkallës së katërt, ndërsa katër persona kanë pësuar fraktura të brinjëve. Arsyeja e vdekjes së 59 viktimave në Koçan është ngufatja e shkaktuar drejtpërdrejt nga zjarri, njoftoi udhëheqësi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, i cili tha se të gjitha analizat pritet të përfundojnë në muajin mars dhe më pas gjithçka do të dorëzohet në prokurori.

“Tani jemi duke bërë analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë ka në gjak, por sipas gjetjeve makroskopike gjatë autopsive, shumica e tyre kanë monoksid karboni”, tha Aleksandar Stankov – udhëheqës i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Stankov tha se janë bërë dy metoda identifikimi, ai i ADN-së dhe me daktiloskopi, teksa sqaron se monoksidi i karbonit është gaz shumë i rrezikshëm.

“Monoksidi i karbonit është një gaz shumë i rrezikshëm, është pa erë, pa shije, vepron në sistemin nervor qendror, i paaftëson viktimat dhe vdekja mund të ndodhë shumë shpejt, brenda pak minutash, në varësi të përqendrimit. Gazi i pamundëson viktimat të arratisen, duke shkaktuar dhimbje koke, të vjella, marramendje, pavetëdije, çorientim dhe paralizë të muskujve”, u shpreh Aleksandar Stankov – udhëheqës i Instituti të Mjekësisë Ligjore.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Svetozar Antoviq dhe udhëheqësi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, njoftuan se pas ngjarjes tragjike në Koçan, për një kohë shumë të shkurtër janë kryer 59 autopsi dhe identifikime. Tha se formuan gjashtë ekipe, të përbëra nga ekspertë të mjekësisë ligjore, patologë dhe ekipe të Ministrisë së Brendshme. Veshjet dhe sendet personale të viktimave të gjetura gjatë autopsisë ndodhen në Institutin dhe janë nën juridiksionin e prokurorisë publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit