Ekipe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe banorët lokalë kanë shpëtuar dy persona nga Liqeni i Mavrovës, të cilëve u ishte përmbysur varka. Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), personat e shpëtuar janë transportuar më pas me automjetin e ndihmës urgjente mjekësore.
o
Paraprakisht, QMK kumtoi se në këtë rast ka intervenuar edhe njësiti “Tigrat” bashkë me një helikopter dhe një varkë.