Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të premte në një reagim në rrjetet sociale se ka shumë shanse të mira që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të përfundoj pasi Uashingtoni pati diskutime produktive me Presidentin rus Vladimir Putinin.
“Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë dje dhe ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme më në fund të mund të marrë fund“, shkruan Trump.
Ai tha se i kërkoi Putinint që t’u kursente jetën trupave ukrainase në rajonin e Kurskut që është i rrethuar plotësisht nga rusët.