23.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Kryeparlamentari Gashi shtron iftar për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka shtruar iftar për muajin e senjtë të Ramazanit.

“Kisha nderin e veçantë të organizoja një iftar të përbashkët për deputetët, kryeministrin me anëtarët e kabinetit qeveritar, liderët e partive politike, si dhe krerët e bashkësive fetare, një moment që na dha mundësinë të forcojmë lidhjet tona dhe të theksojmë rëndësinë e bashkëjetesës.
Theksova se, duke e nderuar këtë rit, që ndonëse ka sfond religjioz, në realitet rrezatojmë me dashuri, respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe moral të lartë. Prandaj, i faleminderova përzemërsisht të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës, duke shpresuar që ky moment të vazhdojë të jetë një traditë që na sjell më afër njëri-tjetrit dhe na bashkon mbi vlerat e përbashkëta, për të ndërtuar një shoqëri me harmoni të plotë.”, ka shkruar Gashi.
Link fb👇
https://www.facebook.com/share/p/1DUodkCnok/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit