13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Ahmeti thotë se kishe takim “interesant” me ambasadorin e Shqipërisë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetet sociale ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin.

Ahmeti takimin e quan vëllazëror, por thotë se ishte edhe takim “interesant”.

“Takim vëllazëror dhe shumë interesant me Ambasadorin e Shqipërisë në vend, z. Denion Meidani!”, ka shkruar Ahmeti.

Çfarë po paralajmëron kreu i integristëve me këtë cilësim të takimit?

Ndryshe, kujtojmë se këto ditë pritet të aktualizohet çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Gjykatën Kushtetuese. Kujtojmë se në Daily Click në TV21, ambasadori Meidani tha se gjuha shqipe është e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut dhe se nuk ka asgjë që e cenon përdorimin e së njëjtës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit