19.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Taravari: UÇK-ja është ajo pjesë e historisë së kombit shqiptar që do të zgjojë gjithnjë Nderim, Respekt dhe Adhurim!

Shkup, 5 mars – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska vlerëson se rritja e PBB-së prej 3,2% në tremujorin e katërt të vitit është sinjal se ekonomia ka filluar të rimëkëmbet dhe gradualisht të stabilizohet.

“Ekonomia tregon shenja të theksuara rimëkëmbjeje dhe stabilizimi, si rezultat i politikave të zbatuara nga Qeveria. Këtë e konfirmojnë të dhënat e publikuara të Entit Shtetëror të Statistikave për rritjen e PBB-së në tremujorin e fundit të vitit 2024 prej 3,2%. Ne hasëm një ekonomi që ishte në stagnim me rritje të PBB-së prej 1,2% në tremujorin e pare dhe 2,3% në tremujorin e dytë. Kjo kërkonte masa urgjente dhe të domosdoshme në periudhë afatshkurtër për të mundësuar rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për t’u fokusuar në politika që do të mundësonin përforcimin e aktivitetit ekonomik me norma mesatare prej 5%”, shkroi ministrja e Financave në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo shton se investimet janë hallka kryesore e konceptit të kësaj Qeverie dhe se ky koncept do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit