Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) parashikon reshje të shiut të cilat nesër dhe gjatë fundjavës në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme.
“Të dielën dhe natën e së hënës në male dhe në disa vende më të larta, kryesisht në pjesët veriore dhe verilindore, reshjet do të jenë herë pas here me borë”, kumton DPHM-ja.
Reshje lokale të shiut pritet sot pasdite dhe nga fundi i ditës, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare e ndryshueshme.





