Aktive jo vetëm në muzikë, Rina e ka bërë një zakon të befasojë ndjekësit dhe fansat me postime të fotografive të veçanta dhe të mahnitshme në llogaritë e saj sociale.
Në postimet e fundit, Rina ka ndarë disa imazhe ku shfaqet e veshur në një stil më të thjeshtë, por që padyshim nuk i mungon eleganca dhe sharmi.

E veshur nga koka te këmbët me të zeza, këngëtarja ka treguar se si thjeshtësia mund të jetë po aq tërheqëse sa dhe ekstravaganca.
Me një xhaketë të këkurës, pantallona të ngushta dhe çizme elegante, Rina ka vënë theksin në thjeshtësinë që flet shumë.

Kombinimi i veshjes së saj të zezë me një çantë të vogël në dorë thekson elegancën në stilin e saj të veçantë urban.
Në aksesorë, Rina ka zgjedhur të mbajë një zinxhir argjendi dhe disa unaza që shtojnë një prekje moderne në pamjen e saj.
Grimi i saj ishte fantastik, duke i dhënë një shkëlqim edhe më shumë bukurisë së saj natyrale.

Foto: Rina Balaj/Instagram




