13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Murtezani pret në takim ambasadorin hungarez, në fokus perspektiva evropiane e vendit

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani ka zhvilluar takim me ambasadorin e HUngarisë në Shkup, Zholt Bunford me të cilin kanë diskutuar për përspektivën evropiane të RMV-së dhe zbatimi i Agjendës së reformave.

Njoftimi i ministrit Murtezani:

Perspektiva evropiane dhe zbatimi i Agjendës së reformave ishin në fokus të bisedës që pasditen e sotme kisha në takimin me të dërguarin e posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Zholt Bunford.

Është e domosdoshme që Maqedonia e Veriut të mbetet e përkushtuar në reformat duke i shfrytëzuar plotësisht të gjitha instrumentet evropiane për zhvillim institucional dhe ekonomik, të cilat do të përshpejtojnë rrugën evropiane të vendit.

Hungaria vazhdon të jetë partneri ynë dhe do të vazhdojmë të përforcojmë bashkëpunimin bilateral mes dy qeverive në drejtim të përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit