Mediat serbe: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut shkaktuan “kaos” në Aeroportin e Beogradit

Mediat serbe raportojnë se pasditen e sotme ka pasur ndërprerje të qarkullimit në Aeroportin e Beogradit, përcjell TV21. Fluturimet janë ndërprerë për të paktën dy orë.

Sipas raportimeve, të gjithë udhëtarët në Aeroportin “Nikolla Tesla” është dashur të kalojnë sërish kontrollet e sigurimit.

 

Problemi në kontrollin e sigurisë së aeroportit dyshohet se ka nisur kur pasagjerët që kanë ardhur nga Maqedonia pas zbritjes, kanë hyrë në autobus, i cili gabimisht i ka çuar në portën e gabuar.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit