12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Bujar Osmani me thirrje për banorët e Çairit: T’i thuhet mjaft padrejtësive, çdo banor ka rëndësi!

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka ftuar banorët e Çairit që më 27 shkurt të bëhen pjesë e tubimit të partisë, dhe siç thotë Osmani, bashkë me kreun e integristëve, “t’i thuhet mjaft padrejtësive”. Osmani thotë se duhet të krijohet “energji e re e ndryshimit”.

“Të dashur qytetarë të Çairit, koha për veprim është tani. Më 27 shkurt, e enjte në ora 19:00, në Sallën “MNT” në Qendër të Shkupit, të bëhemi të gjithë bashkë, ta presim Ali Ahmetin dhe njëzëri t’i themi mjaft margjinalizimit, përbuzjes e padrejtësisë. Të krijojmë një valë të re të energjisë, që do të ndryshojë rrjedhën e kohës. Secili prej jush ka rëndësi që të shkruajmë një histori të re për një të ardhme më të drejtë dhe të dinjitetshme për të gjithë ne”, thotë Osmani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit