12.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe arriti në Tiranë, Rama i bën pritje madhështore Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Zayed, ka mbërritur për një vizitë zyrtare disa orëshe në Tiranë, në të parën vizitë të tij në Shqipëri. Presidenti Zayed është pritur në Rinas nga Kryeministri, Edi Rama. Më pas së bashku i janë drejtuar Pallatit të Brigadave për ceremoninë shtetërore.

Sipas mediave në Shqipëri, gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen dy marrëveshje: e para, në fushën e energjisë, që pritet ta nënshkruajë Zv/ Kryeministrja, Belinda Balluku, dhe e dyta, ka të bëjë me zbatimin e projektit “Albania Smart City”, për vendosjen e kamerave të sigurisë, ku nënshkrues do të jetë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit