Mickoski: Krahas lëshimeve të rëndësishme për përparim në integrimin euroatlantik

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte mysafir në Këshillin Atlantik në Uashington, ku foli për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike dhe Ballkanin Perëndimor, duke iu referuar marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht Bullgarinë, dhe anëtarësimin tonë në BE.

“Në bisedën në Këshillin Atlantik, theksova se përkundër lëshimeve të rëndësishme për përparim në integrimin euroatlantik, Maqedonia mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave dhe identitetit të saj kombëtar. Theks të veçantë kam vënë në rolin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg si garantuese e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke theksuar se vendi ynë i respekton të gjitha aktgjykimet e saj”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit