17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

“Vend krenar e bujar”, deputetja britanike uron Osmanin për Pavarësinë e Kosovës

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputetja britanike, Alicia Kearns, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes, Vjosa Osmani.

Kearns, përmes një postimi në platformën “X” është shprehur se Kosova është një vend krenar dhe bujar, gatishmëria juaj për të qëndruar pranë aleatëve tuaj ka qenë e përzemërt dhe e sinqertë.

“Urimet e mia më të ngrohta dhe më të mira popullit dhe vendit të Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë presidentes Vjosa Osmani. Një vend krenar dhe bujar, gatishmëria juaj për të qëndruar pranë aleatëve tuaj ka qenë e përzemërt dhe e sinqertë. Një fener demokracie në një lagje të vështirë”, ka shkruar Kearns.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit