Indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparensi interneshënëll për vitin 2024 tregon rënie prej dy pikëve të indeksit të vendit në raport me të kaluarën, duke e ranguar në pozitën e 88-të nga gjithsej 180 shtete
Me 40 pikë të indeksit, që është për tre nën mesataren nga 43, vendi e ndan pozitën e 88-të me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin.
Më lart e ranguar edhe këtë vit mbetet Danimarka me 90 pikë të indeksit, pas çka pasojnë Finlanda me 88 dhe Singaporti me 84 pikë. Në vend të fundit është Sudani me 8 pikë të indeksit, prëderisa para tij janë Somalia me 9 dhe Venezuela me 10 pikë të indeksit.
Nga vendet e rajonit, më mirë e ranguar është Greqia, e cila gjithashtu stagnon në pozitën e 59-të me 49 pikë të indeksit.





