Ramush Haradinaj publikon pamjet e tubimit: Gjakova gjithmonë ka ditë me i zgjedh në të mirët – 137 për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj ka shpërndarë fotografi nga tubimi i tyre në Gjakovë, qytet për të cilin thotë se do të jetë qendër e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj i ka renditur projektet për këtë komunë, nëse bëhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Zona e biznesit amerikan do ta shndërrojë Gjakovën në qendrën më të madhe shpërndarëse të rajonit.
Aeroporti i Gjakovës do të hapet për fluturime komerciale, duke u bërë aeroporti i dytë i Kosovës.
Rruga Gjakovë-Klinë do të përfundohet brenda 6 muajve të parë të qeverisjes sonë.
Industria prodhuese ushtarake dhe poligoni i NATO-s në brezin kufitar do ta bëjnë Gjakovën qendër të sigurisë rajonale.
⁹





