10.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Kasami: Rruga e Prizren – Tetovë në realizim e sipër, jo premtim i harruar i Qeverisë së mëparshme

Në intervistën për Zërin e Amerikës, lideri i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë është bërë diku nga vitit 2010, ndërsa BDI për 15 vite nuk e lëvizi para këtë projekt.

“Duhej që unë të vij në krye të tet5ovës dhe do të kisha thënë ti “provokoj” me atë që unë e ndërtova një rrugë diku 7 kilometra deri afër kufirit me Kosovën dhe bashkë me kryeministrin Kurti ta promovojmë këtë si një alternativë të rrugës Tetovë – Prizren që pastaj Qeveria e BDI-së të aktivizohet dhe të bëjë disa marrëveshje, disa promovime vetëm në vitin e fundit të Qeverisjes së saj. Pra sot, ky projekt, është projekt me prioritet edhe për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut edhe për Qeverinë e Kosovës. Veç më është formuar grupi i punës për të shpallur tenderin për projektimin e tunelit, që është pjesa më e rëndësishme dhe kryesore e të gjithë këtij projekti. Kosova veç më ka nisur punimet në aksin që do të vijë deri në hyrjen e tunelit. Në Maqedoni nga Tetova deri në hyrje të tunelit veçmë traseja ekziston. Ne do të duhet të bëjmë zgjerimin e rrugës. Kështu që tanimë kjo rrugë është një rrugë në projekte të Qeverisë dhe jo një premtim i harruar i Qeverisë paraprake”, theksoi mes tjerash kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit