12.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

ZBULIMI I MADH në Shqipëri/ Shkencëtarët çekë, gjejnë “thesarin e çmuar” në jug…

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur “Liqeni Neuron”.

Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash, të cilat i kanë eksploruar në detaje.

Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.

Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit