Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski mbrëmë ka vizituar policët pjesëmarrës në aksionin gjithëpërfshirës që MPB e ka nisur dje me aksione të forta të kontrollit të trafikut në mbarë kryeqytetin.
Shtatëmbëdhjetë bulevardet dhe rrugët kryesore do të mbulohen intensivisht nga Ministria e Brendshme për sa i përket kundërvajtjeve rrugore të kryera nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Ai tha se janë të fokusuar në bulevardet sepse janë “pikat e zeza” ku ndodhin më shpesh aksidentet rrugore dhe marrin jetë njerëzish.
“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë vazhdimisht rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjete përtej shpejtësisë së lejuar, të mos kalojnë në dritën e kuqe, të mos nxitojnë me drita të verdha, të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, sepse gjëja më e vlefshme që kemi në vend është njeriu dhe jeta njerëzore”, theksoi Ministri, duke dërguar mesazhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Vitin e kaluar ka pasur 142 viktima në aksidente trafiku. Këto janë shifra të frikshme. Ne të gjithë, si shoqëri, duhet të fokusohemi në uljen e këtyre shifrave”, shtoi Toshkovski.