15.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Çun Lajçi tregon pse do ta votoj Albinin

Çun Lajçi

Zotin i madh, sa shumë m’ka hyr droja!

– Duke ndjekur tubimet elektorale – dhe duke parë dashurinë e madhe për Albinin, i cili ka hyrë thellë në zemrat e popullit, e sidomos kur pashë gratë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, m’kaploi frika se, kur të shkoj te kutia e votimit, do të më dridhet dora dhe, (pa dashur, se nuk dua), do të votoj Albinin, Donikën, Albulenën, Hekuranin, Sveçlën dhe të tjerët që vijnë pas tyre!

– Më falni për këtë “gabim t’madh” dhe mos u ngutni të më shani, se pasha Krishtin nuk mund të jem dele e zezë mes mijëra të bardhave!
Nuk mund të ndahem nga tufa, se delja që ndahet e ha ujku!

Zot i madh, çka po ndodhë me mua, a mos ka hyrë shejtani brenda meje që zemra po më thotë:
– Albini, edhe i keq, është më i mirë se ata!
– Edhe i vdekur, është më i gjallë se ata!
– Edhe pse s’ka luftuar, është më atdhetar se ata!

Ishalla hoxha m’i fal mëkatet për shejtanin që më flet në vesh, se për priftin s’kam dert që më shan!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit