16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Kaltrina Zekolli: Fillojmë me hapa konkret ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli, ka njoftuar për hapat konkretë në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, një projekt me rëndësi strategjike për qeverinë.

E shoqëruar nga ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, drejtori i Ndërmarrjes së Rrugëve Shtetërore Koce Trajanovski dhe zëvendësdrejtori Nazim Taipi, Zekolli zhvilloi një vizitë në Prizren për të parë nga afër punimet së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Liburn Aliu.

“Rruga Tetovë-Prizren do të përmirësojë ndjeshëm lidhjet mes dy vendeve, duke përfshirë një tunel prej 6.4 kilometrash që do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Ky projekt pritet të ketë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit, duke krijuar mundësi të reja për turizmin dhe biznesin”, ka shkruar Zekolli.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit