Pushteti nuk heq dorë nga qëllimi për t’i shkarkuar pesë anëtarët që i zgjodhi Kuvendi. Kjo vjen pasi deputetët nuk e miratuan Raportin për 2023 për punën e Këshillit. Në atë kohë, kryeparlamentari Afrim Gashi paralajmëroi se anëtarët mund të shkarkohen dhe të votohet për anëtarë të rinj, por la që procedurën ta nisë Komisioni për zgjedhje dhe emërime.
Në lidhje me paralajmërimet e këtilla reagoi LSDM duke paralajmëruar se do të kundërshtojë ashpër. Socialdemokratët akuzuan se Mickoski dëshiron që gjykatësit të jenë spiunë
Në lidhje me paralajmërimin për ndryshimin e pesë anëtarëve të Këshillit, Mickoski kohë më parë tha se qëllimi nuk që të zëvendësohen njëri me tjetrin, por anëtarët të kenë biografi dhe peshë. Kryetari i ri i këshillit, Aleksandar Kambovski, theksoi se nuk do të donte që të spekulonte me komentim për këtë mundësi, por pret që të veprohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Anëtarët që i ka zgjedhur Kuvendi janë Selim Ademi, Pavlina Cërvenkovska, Vesna Dameva, Milazim Mustafa dhe Tanja Çaçarova Ilievska.





