15.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Ibrahimi: Interpelanca e opozitës “Non Grata” nuk kalon. Përgjegjësi do të ketë!

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar dështimin e
interpelancës për shkarkimin e Zv/kryeministrit Izet Mexhiti dhe
zv/ministrit të Brendshëm, Astrit Iseni. Sipas Ibrahimit, me iniciativa
të ndryshme që po inicon, opozita tenton ta mbrojë krimin dhe t’i
shpëtojë përgjegjësisë.

“Opozita “Non Grata” e ka humbur busullën politike, duke tentuar ta
defokusojë vëmendjen e opinionit me iniciativën për interpelancë ndaj
zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, dhe zëvendësministrit të
Punëve të Brendshme, Astrit Iseni. Dita e sotme flet se ata, për t’i
mbrojtur krimet e tyre dhe për t’i shpëtuar përgjegjësisë, provojnë çdo
gjë.
Interpelanca nuk kalon. Përgjegjësi do të ketë!”, ka shkruar Ibrahimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit