Sot me iniciativën time po mbahet një takim pune me më shumë se 30 shoqata, me një pikë të vetme në rend dite dhe kjo është shqyrtimi i Programit për subvencionim për vitin 2025, konkretisht Programi për pagesa direkte dhe Programi për zhvillimin rural“, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
“Temë e këtij takimi është krijimi i përbashkët i Programeve me shoqatat bujqësore, programe të cilat do të nxisin dhe rikthejnë prodhimin bujqësor në Republikën e Maqedonisë“, sqaron ministri.
Ministri Tripunovski shtoi se ky është vetëm një nga takimet që po mbahet sot dhe në ditët në vijim do të zhvillohen takime të tjera me faktorë të tjerë në sektorin bujqësor.