17.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Ministri Perinski: Këtë vit do të jemi dëshmitarë të një bum-i të vërtetë ndërtimor nëpër komuna: Katër projekte kanë filluar realizimin

Në intervistë për portalin “Plusinfo”, ministri i Vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal, Zllatko Perinski, deklaroi se ka filluar të ndryshojë pamja dhe funksionaliteti i komunave. Ai thekson se aplikimet e komunave për të realizuar projekte me buxhetin e ndarë nga shteti, dëshmon se ky veprim i Qeverisë është i qëlluar dhe inkurajues për të vazhduar mbështetjen e komunave. Në pyetjen se si e vlerëson punën e deritanishme, në ministrinë e Pushtetit lokal, ministri Zllatko Perinski është shprehur se është jashtëzakonisht i kënaqur me atë që kanë arritur deri tani, duke marrë parasysh kushtet me të cilat u përball kur ai e mori detyrën.

“Me Qeverinë realizuam atë që kishim premtuar për mbështetje financiare për komunat, ku shpallëm thirrjen publike, me sukses i vazhduam dhe forcuam marrëdhëniet, partneritetin dhe bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë si Qeveria e Zvicrës, UNDP-ja dhe të tjerë. Bashkë kemi filluar dhe përfunduar një sërë projektesh të cilat, ndër të tjera, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në nxitjen e zhvillimit ekonomik në të gjitha komunat dhe rajonet. Një nga segmentet më të rëndësishme të punës sonë vitin e kaluar, që vazhdon edhe këtë vit, janë projektet e financuara përmes programit IPA, të fokusuar në zhvillimin e rajoneve kufitare, që është një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit rajonal. Jam veçanërisht krenar që nismën time për ndryshimin dhe përmirësimin e Ligjit për Pushtetin Lokal u shndërrua në realitet. Në fund të vitit filluam procesin e hapjes së ligjit përmes një debati të gjerë publik për ta përmirësuar atë në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së komunave, përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në menaxhimin e politikave lokale, futjen e shërbimeve komunale të rendit dhe zhvillimin e zonave të pazhvilluara mjaft, të gjitha këto në interes të komunave dhe, mbi të gjitha, të qytetarëve”, tha mes tjerash ministri Perinski

I pyetur se deri në cilën fazë kanë arritur komunat me realizimin e projekteve për të cilat filluan ndihmë nga buxheti i shtetit, ai tha se si ministër, është vazhdimisht në ndjekje të gjithë procedurave dhe procesit të implementimit të këtyre projekteve dhe se komunat po punojnë me seriozitet dhe përkushtim për realizimin e këtyre projekteve.

“Aktualisht, katër projekte janë tashmë të nisura dhe po realizohen aktivisht në terren, që do të thotë se punimet ndërtimore janë në vazhdim. Për 203 projekte, procedura e tenderimit është në fazën përfundimtare, që do të thotë se shumë shpejt do të fillojë implementimi i tyre. Kjo është një dëshmi se dinamika e punës është vërtet aktive dhe se afatet e caktuara po respektohen. Për 40 projekte, tenderimi është përmbyllur, janë nënshkruar kontrata me kontraktorët, për 39 projekte tenderat do të shpallen në ditët në vijim, dhe për dy projekte duhet të përsëritet procedura e prokurimit publik. Kjo tregon që këtë vit do të jemi dëshmitarë të një bum-i të vërtetë ndërtimor në komunat. Qytetarët do të marrin kopshtet e reja, rrugë të reja, sisteme të përmirësuara kanalizimesh, ura të rikonstruktuara, fusha sporti të reja…”, informoi ministri i Perinski.

Ai tha se nga informacionet që ka nga terreni, komunat janë të fokusuara dhe po punojnë aktivisht në të gjitha fazat e realizimit, gjë që është inkurajuese dhe dëshmi se angazhimi i Qeverisë për t’i ndihmuar financiarisht komunat është më shumë se i justifikuar.

“Në këtë kontekst, si ministër, jam i përkushtuar dhe dua të kem një vëzhgim personal të situatës në terren dhe për këtë arsye do të filloj së shpejti një vizitë në terren në çdo komunë dhe për çdo projekt të realizuar. Qëllimi i këtyre vizitave është që të sigurohem personalisht për përparimin e realizimit të projekteve dhe gjithashtu të diskutojmë për problemet e mundshme të papritura që mund të shfaqen gjatë implementimit, për të gjetur zgjidhje në kohë dhe për të parandaluar çdo vonesë”, deklaroi ministri i Vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal, Zllatko Perinski.

Ai cili shtoi se nga këto vizita pret që të marrë propozime dhe sugjerime nga komunat për shpalljen e dytë të thirrjes për mbështetje financiare për projektet infrastrukturore, informacione të përditësuara për gatishmërinë e komunave për aplikimet e ardhshme dhe për nevojën e mundshme për ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit teknik. E gjithë kjo me qëllim që t’u sigurohet komunave mbështetje maksimale,  dhe të inkurajohen që të jenë sa më të përgatitura për sfidat dhe mundësitë e reja të mundshme nga shpallja e dytë e thirrjes publike.

Linku i intervistës së plotë:

ГОДИНАВА ЌЕ БИДЕМЕ СВЕДОЦИ НА ВИСТИНСКИ ГРАДЕЖЕН БУМ ВО ОПШТИНИТЕ Министерот Перински лично ќе ги надгледува проектите

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit