9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Ajdari për interpelancat e parashtruara: Qeveria nuk arriti ta mirëmbajë paqen dhe të sigurojë bashkëjetesë ndëretnike

Deputetja e Frontit evropian, Rina Ajdari sot, para fillimit të mbledhjes në shtëpinë ligjvënëse, në të cilën do të diskutohet rreth katër interpelancave të parashtruara nga deputetë të Frontit evropian kundër punës së zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe Ivan Stoillkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij, Astrit Iseni, i arsyetoi shkaqet për parashtrim të interpelancave.

Sipas Ajdarit, Qeveria nuk arriti të sigurojë bashkëjetesë ndëretnike pas festimeve në Ditën e flamurit shqiptar, për të cilat tha se e kanë lëkundur stabilitetin dhe harmoninë ndëretnike në vend.

Lidhur me interpelancën e parashtruar kundër zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, theksoi se ai nuk i ka mbrojtur interesat e bashkësisë shqiptare dhe ka toleruar diskriminim, duke i injoruar padrejtësitë ndaj shqiptarëve.

“Mexhiti toleroi diskriminim dhe e injoroi padrejtësinë ndaj shqiptarëve, Mexhiti heshti për diskriminimin dhe poshtërimin që e përjetoi komuniteti shqiptar dhe nuk i shfrytlzoi autorizimet që të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithëq ytetarët. Deklartat e tij të cilat ndihmuan që të mbështetet qasja selektive ndaj ngjarjeve ndëretnike qartë e demonstrojnë dështimin e tij për të menaxhuar situatën në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Në vend se të ndihmojë në krijimin e mundësive për dialog ndëretnik, ai kontriboi për eskalim të krizave”, tha Ajdari.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit