28.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Spasovski në Uashington: MPB i zbatoi me sukses të gjitha projektet e programit ICITAP të SHBA-së, partneriteti strategjik vazhdon

Duke theksuar se drejtësia dhe siguria e brendshme janë shtylla të çdo shoqërie të qëndrueshme demokratike, Spasovski theksoi se në këtë pjesë mbështetja nga SHBA-ve  ka një rëndësi të madhe.

“Në këtë rrugëtim për Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështetja dhe bashkëpunimi me Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht përmes ICITAP – Programi Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë në Hetimet Kriminale, janë të një rëndësie vendimtare në përpjekjet tona për ndërtimin e  institucioneve policore të orientuara nga qytetarët”, theksoi Spasovski, duke përmendur disa nga projektet dhe donacionet e siguruara  dhe trajnime, kurse të përgjithshme dhe të specializuara policore, për zyrtarët e lartë dhe drejtues të policisë, nëpunës të policisë patrulluese, si dhe personelin ndihmës, të punësuar në Byronë për  Siguri Publike, kryesisht në krimin e organizuar, krimin kompjuterik dhe forenzikën digjitale.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit