13.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Kasami në Graz të Austrisë viziton kompaninë “SAUBERMACHER” (FOTO)

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami po qëndron në Austri në një vizitë zyrtare i shoqëruar nga kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi, shefi i kabinetit Bastri Memedalia dhe zëvendësdrejtori i NPK-Tetova, Daut Memishi ku së bashku kanë vizituar kompaninë “SAUBERMACHER” në Graz të Austrisë.

“Gjatë vizitës në Graz të 🇦🇹Austrisë, sot vizitova kompaninë “SAUBERMACHER” për të parë nga afër se me çfarë kapacitetesh disponon kjo kompani e cila do të menaxhojë edhe me mbeturinat në qytetin tonë. Në takim me përfaqësuesin e bordit Hans Roth, Franc Dikens menaxher dhe përfaqësues të tjerë biseduam për punën dhe aktivitete që do t’i realizojë kjo kompani në Tetovë, për thellimin e bashkëpunimit dhe përcaktimin e detyrave që dalin nga kontratat mes komunës dhe kësaj kompanie. Bashkërisht me përfaqësuesit e kompanisë vizituam edhe fabrikën e reciklimit të mbeturinave e që shpresojmë e besojmë që në të ardhmen e afërt një të tillë do ta shohim edhe në Tetovë!”, ka shkruar Kasami lidhur me këtë vizitë. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit