Adriano Çelentano mbush sot 87 vjeç.
I lindur në Milano në vitin 1938, ai bëri debutimin e tij në Teatro Smeraldo, ku së bashku me Tony Renis, prezantoi, nën emrin “Gli allegri menestrelli del rhythm”, një parodi muzikore qesharake të çiftit Jerry Lewis – Dean Martin, deri në mbrëmjet në Santa Tecla, ku takohet me kampionin e rock-boogie Bruno Dossena, i cili e fton të marrë pjesë në Festivalin Rock’n’roll.
Më 18 maj 1957 u zhvillua Festivali i parë Italian Rock’n’Roll në Palazzo del Ghiaccio në Milano. Adriano Çelentano merr pjesë me shoqërimin e grupit muzikor Rock boys, ku bëjnë pjesë Giorgio Gaber dhe Enzo Jannacci. Me “Ciao tirò” mund konkurrencën. Tri ditë më vonë ai nënshkroi kontratën e tij të parë me kompaninë diskografike milaneze Saar për të cilën bëri debutimin e tij duke regjistruar “Rip It Up”, “Jaihouse Rock” dhe “Tutti Frutti”.
“Puthja jote është si rock” (1959) e ngjiti Celentano-n në krye të top listave të shitjeve dhe bën që fama e Adriano Celentano-s të shpërthejë në të gjithë Italinë.
Në vitin 1961 Adriano mori pjesë në Festivalin e tij të parë të Sanremos me “24000 puthje”, së bashku me Little Tony. Renditet i dyti, por albumi i tij do të jetë më i shitur, duke tejkaluar një milion kopje.
Së bashku me Claudia Morin ai regjistroi “Çiftin më të bukur në botë”, shkruar me një autor të madh, Paolo Conte, i cili më vonë do të thoshte se sa herë kompozon mendon për zërin e Adrianos, si “më i bukuri në Evropë”.
Më 15 korrik 1968, Adriano u kthye në festivalin e Sanremos me “Canzone”, së bashku me Milva-n. U rendit i treti, por kënga është e para në hit parade. Por viti 1968 është mbi të gjitha viti i “Azzurro”, një tjetër këngë historike në skenën muzikore italiane, shkruar nga Paolo Conte. Kënga qëndroi në krye të top listave për një kohë të gjatë.
Çelentano me Claudia Mori-n morën pjesë në Festivalin e Sanremos të vitit 1970: me “Kush nuk punon, nuk bën dashuri”, e cila prej një pjese u interpretua si himn kundër grevave.
Më tutje karriera e tij vazhdoi në ngjitje duke përfshirë edhe disa role kinematografike si edhe emisione televizive ku shprehte hapur qëndrimet e tij sa i përket jetës sociale e politike italiane, duke nxitur gjithnjë polemika e debate./atsh/KultPlus.com





