12.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Mungesa e trajtimit për fëmijët dhe familjarët e të zhdukurve nga lufta në Kosovë

Një hulumtim tregon se si në periudhën e pasluftës, familjarët e personave të zhdukur nga lufta, nuk kanë pasur përkrahje nga shteti, për të tejkaluar pasojat dhe traumat e tragjedisë në jetën e tyre.

Ndonëse organizata të ndryshme joqeveritare në Kosovë janë marrë kohë pas kohe me këtë temë, familjarë, psikologë e psikiatër, thonë se dora e shtetit ka munguar për të tejkaluar traumat psikike të luftës.

Përveç dëmeve materiale në infrastrukturë dhe dëmeve në ekonomi, lufta në Kosovë ka lënë pasoja të rënda edhe tek njerëzit. Si pasojë që kanë qenë dëshmitarë të krimeve, apo si pasojë e familjarëve të tyre të vrarë apo të zhdukur, shumë njerëz në Kosovë kanë pësuar trauma, në plotë raste, të pa tejkalueshme në jetën e tyre.

Kush banon në shtëpinë ku u xhirua seriali “Nashe Maalo”? Hidhini një sy shtëpisë së Visar Etemit, një aktori me një histori të jashtëzakonshme jete

Kush banon në shtëpinë ku u xhirua seriali “Nashe Maalo”? Hidhini një sy shtëpisë së Visar Etemit, një aktori me një histori të jashtëzakonshme jete

REKLAMË

Mungesa e trajtimit për fëmijët dhe familjarët e të zhdukurve nga lufta në Kosovë

Mungesa e trajtimit për fëmijët dhe familjarët e të zhdukurve nga lufta në Kosovë

Një hulumtim tregon se si në periudhën e pasluftës, familjarët e personave të zhdukur nga lufta, nuk kanë pasur përkrahje nga shteti, për të tejkaluar pasojat dhe traumat e tragjedisë në jetën e tyre.

Ndonëse organizata të ndryshme joqeveritare në Kosovë janë marrë kohë pas kohe me këtë temë, familjarë, psikologë e psikiatër, thonë se dora e shtetit ka munguar për të tejkaluar traumat psikike të luftës.

Përveç dëmeve materiale në infrastrukturë dhe dëmeve në ekonomi, lufta në Kosovë ka lënë pasoja të rënda edhe tek njerëzit. Si pasojë që kanë qenë dëshmitarë të krimeve, apo si pasojë e familjarëve të tyre të vrarë apo të zhdukur, shumë njerëz në Kosovë kanë pësuar trauma, në plotë raste, të pa tejkalueshme në jetën e tyre.

Edhe pse në të kaluarën është propozuar ideja se një ligj i veçantë për këtë kategori, do të mund të adresonte problematikën e tyre, ekspertë të fushës thonë se kategorizimi i tyre do të mund të ndikonte në stigmatizimin e tyre.

Familjarët e personave të zhdukur nga lufta, marrin një pension sipas Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së,  viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, si dhe sipas Ligjit për Skemat Pensionale.

Një ligj i veçantë për trajtimin ekonomik dhe social të familjeve të personave të zhdukur mungon.

Në vitin 2010, Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në atë kohë në Kosovë, Piter Faith, kishte kërkuar nga Kuvendi i Kosovës miratimin e një ligji për personat e pagjetur dhe mbështetjen për familjet e tyre.

Zyra Civile Ndërkombëtare besonte se ligji do duhej të siguronte mbrojtjen e duhur të të drejtave të personave të pagjetur dhe të afërmve të tyre, si dhe siguria që, gjatë zbatimit të ligjit të mos kishte diskriminime kundër asnjë komuniteti.

Por një gjë e tillë kishte mbetur vetëm si kërkesë, pasi që një ligj i tillë nuk ishte miratuar asnjëherë nga Kuvendi i Kosovës.

Luljeta Sharani, një grua nga Gjakova, të cilës në luftën e Kosovës ia vranë burrin dhe dy djemtë e saj, thotë se asnjëherë nuk ka marrë ndonjë trajtim nga ndonjë psikolog, për traumat që ka pësuar nga zhdukja dhe vrasja e familjarëve të saj.

“Për ne, si për fëmijët, si për ne, por sidomos për fëmijët gjithqysh me pasë punë me psikologë. Me ardhë me na vizitu ose me u bo një qendër me shku m`u vizitu, sepse psikologu me gjithë këto trauma, me gjithë këto fatkeqësi që na ndodhën, ne hala kemi nevojë” – ka thënë Sharani.

Sami Rexhepi është psikiatër që ka trajtuar pacientë të cilët kanë pasur familjarë të zhdukur nga lufta. Ai thotë se është e domosdoshme trajtimi i organizuar nga shteti, për familjarët e personave të zhdukur.

Këtu është edhe puna. Në fakt është e domosdoshme. Se ajo është puna në grup, ku të gjithë flasin për përjetimet e veta, nuk i mbajnë në vete. Ajo është pjesë e trajtimit, ajo është pjesë e terapisë. Për atë po them, është dashtë në mënyrë institucionale me u zhvillu kjo pjesë, mos me mbet në disa organizata joqeveritare. Jo se iu mungon niveli profesional, por iu mungon një siguri e qëndrueshmërisë, se është shumë keq me fillu një trajtim, edhe mas 1 viti apo gjashtë muaj me thënë nuk kemi më fonde, me ndërpre këtë program. Ndërsa institucionet publike e kanë atë qëndrueshmëri edhe kishin me e zhvillu këtë edhe më tepër në një nivel shumë më të lartë”, tha Rexhepi.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit