Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ka reaguar kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili nga një event sot ju ka bërë thirrje drejtuesve të VLEN-it “të kthehen në rrugën e dinjitetit dhe krenarisë”
“Në cilën rrugë të kthehemi, Ali Ahmeti? Në rrugën e Artanit Grubit, Ramiz Merkos…, rrugën e listës së zezë, në rrugën mbrapsht dhe pa dinjitet.
I turpëruar je ti, që je duke mbyllur karrierën tënde si është më keq. Shqiptarët do të ndjeheshin të dëshpëruar sikur ju të vazhdonit rrugën e qeverisjes së keqe, që dëshmohet me raste të shumta në dëm të së ardhmes së tyre”, ka shkruar Kasami.