12.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Të shtëna me armë zjarri në Athinë, një i vdekur dhe një i plagosur! Dyshohet se janë shqiptarë

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi mafioz të ndodhur në vendin e quajtur Thrakomaqedones në veri të Athinës.

Sipas burimeve policore, dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës

Ndërsa personi tjetër ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit