13.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Perinski: Problemet e shkupjanëve mund të zgjidhen me një mandat të kryetarit të Qyteti të Shkupit

Në momentin që nuk do të besoj se mund të kem sukses, do të tërhiqem përgjithmonë nga politika. Kështu ka deklaruar ministri i Vetqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në podcastin në Plusinfo.

“Pra, mua me të vërtetë më imponohet të kontribuoj që nesër fëmija im të jetë krenare me mua, familja, ta dijë se e kam merituar rrogën time. Dhe këtë e them më sinqerisht. Dhe deri në atë moment, sa kam forcë të besoj në këtë, unë do të jem në këtë, kur të mos kem forcë, do të largohem vetë nga kjo”, ka theksuar Perinski.

Duke folur për problemet në Qytetin e Shkupit, Perinski ka theksuar se duhet të punohet në planifikim të sistemuar e jo zgjidhje të pjesshme.

“Nëse futemi me planifikim të sistemuar, dhe jo zgjidhje të pjesshme siç kemi pasur deri më tani, si BRT etj. Pra, nuk po flas për zgjidhjen e pjesshme të një diagonale të qytetit, por për zgjidhjen e të gjithë sistemit në pjesën e transportit publik, atëherë gjithçka është e realizueshme. Ndërtesat dhe egërsimi urban në territorin e qytetit të Shkupit ekzistojnë edhe në verë edhe në dimër. Pra, saktë i kemi detektuar ndotësit në qytetin e Shkupit, i dimë saktësisht. Çështja është se çfarë do të bëni për t’i zgjidhur. Me këtë lloj transporti publik do të jetë shumë e vështirë të zvogëlohet ndotja. Pa mundësi parandalimi në pjesën e druve të zjarrit, do të jetë shumë e vështirë të reduktohet ndotja. Duke mos pasur pika të mëdha për biçikleta me qira në të gjitha stacionet kryesore të transportit publik, vështirë se do të reduktojmë ndotjen. Jo vetëm vizioni, unë gjithçka kam të punuar deri në detaje”, potencoi mes tjerash ministri i Vetëqeverisjes Lokal, Zllatko Perinski, i cili mes tjerash nënvizoi se ka plan të qartë për veprim dhe nuk lëviz as pak prej tij.

“Unë kam një rrugë, saktë të përcaktuar, në cilën po lëviz. Dhe, përsëri edhe këtë e kam thënë disa herë. Më besoni, nuk devijoj as një milimetër nga ajo që kam planifikuar në kokë, sepse e di që ky është një detyrim që më është dhënë. Fillimisht për këtë post që përfaqësoj, që është ministrja e Vetëqeverisjes Lokale dhe më pas për gjithçka tjetër që vijon”, shtoi ministri Perinski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit